Pamja magjepsëse zanore e "The Grandfathers Brothers" është si një udhëtim muzikor, një zbulim në të cilin sintet psikadelike, riffet orientale të kitarës dhe ritmet e ngushta bashkohen në një shkrirje dhe bëhen një. Të themeluar në vitin 2006, në zemrën pulsuese të Tiranes, treshja muzikantëve, frymëzuar nga muzika Blues funky, e cila gërsheton tingujt e folk-ut Ballkanas, sidomos atij Shqiptar, me kulturën e pasur të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, "The Grandfathers Brothers" krijon një tingull shumë të këndshëm që ka një prekje të përjetshme falë prirjes së tyre për funk-un e viteve '70.
Ata po prezantojnë koncertin e tyre të parë në Qendrën e Artit Agimi - presin me padurim një pjesë të diellit të krijuar nga muzika në mars të ftohtë!
Bios:
The Grandfathers Brothers është një projekt autentik I artit të muzikës në Tiranë - Shqipëri. Banda u krijua rreth viteve 2004-2006. Formati përbëhet nga 3 instrument bass, kitar dhe bateri. Fillesat i pati si një dëshirë për të bërë Rock&aëBlues dhe gjatë asaj periudhe e deri më sot koncepti ynë ndaj asaj që bëjmë është disi më ndryshe. The Grandfathers brothers inspirohen natyrshëm nga rrethanat e subjektit të jetës dhe të sistemit ku jetojmë . Me pak fjale THGFB Band mundohet të funksionojë si një ndërgjegje estetike e lirë dhe e ndikuar drejtëpërdrejtë, edhe si frymëzim edhe si koncept në krijimtarinë e tyre. Pra filozofia jonë për të bukurën dhe atë që bëjmë manifeston ne një farë menyre shpellën e Platonit (duke
ecur drejtë daljes së saj), Sizifin (me gurin e tij sfiduar) dhe duke dashur ta prekimn dashurinë kozmike me të cilën edhe Mevlana deshti të jetë njësh me Të. The Grandfathers Brothers është bandë e artit të muzikës që veten e vendosim midis
modestisë dhe madhështisë, e para tek ne është madheshtore dhe e dyta është modeste.
Ilirian Pema : Vocal ( &rapsodi), Guitar & folk instruments)
Gentian Ballaqeni : Drummer, pergusion, cajon dhe thirrës voice
Gerti Pema: Bass Guitar (static dimesion)