Në fuqi që prej 22 marsit 2021
Ne pohojmë që, duke krijuar llogarinë, duke kryer rezervimin apo duke konfirmuar porosinë e biletës/biletave, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme.
Termat dhe Kushtet e përgjithshme të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet 'Përdoruesit' (më poshtë gjithashtu referuar si 'Ju' ose 'Blerësi'), 'Lokaleve ose Klubeve' (më poshtë gjithashtu referuar si 'Ata', 'Partnerët' ose 'Club-i') dhe 'Gowild.al' (këtu e tutje referuar si 'Ne' ose 'Website'). Të treja palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte janë të rëndësishme për ju dhe Gowild.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.
Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website
Gowild.al është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.
Si të rezervoj për një event në Gowild.al?
Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni të gjitha eventet e disponueshme, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një event specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni eventin që ju pëlqen klikoni në butonin “REZERVO” dhe plotësoni të dhënat që do ju shfaqen, përkatësisht, numrin e personave për të cilët po rezervoni, dhe klikoni “REZERVO”.
Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.
Hyrja dhe pranimi i rezervimit në event
Gowild.al ju informon se nuk mban asnjë përgjegjësi nëse Club-i nuk pranon t’ju lejojnë të merrni pjesë në event. E gjithë përgjegjësia për pranimi në event u takon vetëm Club-it dhe kushtet e pranimit mund të ndryshojnë në varësi të Club-it. Disa nga arsyet më të shpeshta për mospranimin në event janë:
- Kalimi i orarit të pranimit të rezervimeve
- Mos respektimi i kodit të veshjes
- Gjëndja e rënduar e alkoolit
- Mungesa e diversitetit të gjinisë, etj
Si të blej biletë në Gowild.al?
Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni të gjitha eventet e disponueshme, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një event specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni eventin që ju pëlqen klikoni në butonin “BLI BILETË” dhe plotësoni të dhënat që do ju shfaqen, përkatësisht, llojin e biletës, numrin e biletave dhe të dhënat si emër, mbiemër dhe email për çdo person për të cilin po blini biletë, dhe klikoni “PROÇEDO ME BLERJEN”.
Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës me PayPal ose Cash.
Nëse zgjidhni mënyrën e pagesës Cash ju do të duhet të plotësoni të dhënat e adresës tuaj dhe numrin e tel. Këto të dhëna do të përdoren nga Ne për t’ju dërguar kodin e verifikimit të porosisë të bërë prej jush dhe përfundimin e pagesës.
Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.
Verifikimi i porosisë dhe marrja e biletës
Në momentin e kryerjes së pagesës Cash ju do të pajiseni me një kod unik për porosinë e kryer. Për të marrë biletën ju duhet të verifikoni porosinë / faturën. Hyni në www.gowild.al dhe shkoni tek “Faturat”, klikoni butonin “VERIFIKO” në faturën përkatëse, vendosni kodin që morët nga korrieri në modalin e paraqitur dhe klikoni “Verifiko”. Pasi verifikimi të ketë përfunduar me sukses shkoni tek “Biletat” dhe gjeni aty biletën tuaj.
Biletat janë të pa pakthyeshme
Bëni shumë kujdes kur vendosni të blini bileta nga Gowild.al. Biletat janë të pakthyeshme. Një biletë përmban të dhëna unike të cilat bëhen të dukshme për përdoruesin në momentin e blerjes dhe për këtë arsye nuk mund të kthehen, por ju mund ta transferoni këtë biletë tek një person tjetër.
Aksesi në faqen e internetit Gowild.al
Ne punojmë shumë për të siguruar që faqja e internetit është gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente joproduktive për ndonjë arsye. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.
Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Gowild.al është vendosja e një emaili dhe fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht Gowild.al. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.
Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj në Gowild.al, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri.
Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.
Informacioni rreth eventeve
Gowild.al tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e eventevenë internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.
Çmimet
Çmimet e treguara në Gowild.al janë të paraqitura në Lek (ALL) ose Euro (EUR) dhe nuk përfshijnë çmimin për transportin. Shpenzimet e transportit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të biletës.
E drejta e autorit
Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.
Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale
Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të Gowild.al.
Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te Gowild.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë evente që mund t'ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen Gowild.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.
Pronësia intelektuale
Të gjitha përmbajtjet në faqen Gowild.al (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Gowild.al. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga Gowild.al. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Gowild.al nuk mund t'ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.
Gowild.al nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (Gowild.al).
Komentet e Përdoruesve
Çdo mendim/koment i lënë në faqen Gowild.al nga klientët/përdoruesit monitorohen dhe mund te modifikohen nga Gowild.al. Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme (publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ), Gowild.al rezervon të drejtën të fshijë ose modifikojë ato.
Detyrimet
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje ose një rezervim. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.gowild.al.