Lova Fest është një festival treditor, manifestim i besimit se dimensionet kulturore, muzikore dhe sportive mund të formojnë një katalizator në transformimin dhe promovimin e Shqipërisë turistike, duke përfshirë në mënyrë aktive publikun pjesëmarrës. Organizuar përgjatë sezonit veror, në rivierën e jugut, ky festival ndërthur praktika të qendrueshme, sporte outdoor, evente kulturore dhe argëtuese, me integrimin e bizneseve lokale dhe partnerëve, si një qendër graviteti dhe ndërveprimi që mund të çelë dhe nxisë perceptime e bashkëpunime të reja.
Zanafilla e këtij festivali gjendet midis bashkëveprimit të tre nismave rinore, që sjellin pasionin dhe përfshirjen e tyre, në ruajtjen e pasurive natyrore, aktivizmit e kulturës vendase, mjedisit, eksplorimit të sporteve, të gjitha në funksion të një bashkëpunimi afatgjatë me partnerë, biznese, palë të interesuara në zhvillimin e qëndrueshëm.