16 October - 12:00
Guida Studentore - #mireservjenparty
Eventi zhvillohet nga Bashkia Tiranë për mirëseardhjen e studentëve në qytet.
Tirana është kryeqyteti, por edhe qyteti më i madh universitar në vend ku çdo vit pret rreth 15.000 studentë të rinj.

Guida Studentore është një udhëzues për të gjithë të rinjtë. Synimi kryesor është t’i japë të rinjve mundësinë për tu njohur me shërbimet e larmishme, që ofton qyteti duke përfshirë këtu: shërbime publike, organizata rinore, biznese për të rinjtë, biznese nga të rinjtë, banka që japin shërbime për studentët, biçikleta, taksi ecologjike etj.

Për promovimin e kësaj hapësire për të rinjtë, në datën 13 Tetor 2022 organizohet një panair-festë, ku përgjatë gjithë ditës janë të ftuar organizara rinore, të cilat do të shpalosin hapesirat që kanë për të rinjtë si edhe projektet ku mund t’i perfshijnë, biseda për stratup-e dhe prezantimi i inkubatorëve në vend. Gjatë pasdites do të jenë të pranishme biznese të reja dhe të krijuara nga të rinjtë e më pas mbrëmja do të kulmojë dhe mbyllet me një festë për të gjithë të rinjtë.

Kjo është mënyra më rinore dhe e bukur që qyteti i uron mirëseardhjen të gjithë të rinjve në këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre studentore.

Oborri i Universitetit Politeknik Tirane

Eventi ka përfunduar