23 December - 22:00
All Shadows present: Tobi Neumann
Edhe pse kjo eshte nata e pare zyrtare ‘firmato’ All Shadows, u be me shume se nje dekade qe tingulli i treshes eshte I lidhur ngushte me Tiranen dhe dinamiken e saj te oreve te vona. Njehere njeri, njehere tjetri e jo pak here bashke, Tatu, Itre e Minimim arrijne te krijojne nje sinergji unike, te ngjashme me ate te gjalpit, recelit e djathit, qe kur perzihen shijojne me shume se vec e vec.
Ne 23 dhjetor, bufese te se premtes , u shtohet speciali Tobi Neumann, djaloshi pesedhjeteekusur vjecar, protagonist absolut ne ate qe quhet e njihet prej vitesh si “ sound I Berlinit “. Talenti, eleganca dhe teknika e tij ne produksione muzikore apo ne menyren e te luajturit te muzikes, duke balancuar mjeshterisht influencat e Chicago House e Detroit Techno, na mbushin mendjen qe Tobi ka qene , eshte e do te jete, pavaresisisht ardhjeve e ikjeve te trendeve te kohes.
Kercimet s’mund t’I hape kush me mire se Silo, nje emer I ri per nga mosha , po jo per nga entuziazmi, talenti e energjia qe arrin te percjelle.

E premte , 23 dhjetor 2022, Tunèl Club, start 22:00

Silo 22:00 – 23:30
Tatu b2b Minimim 23:30 – 01:30
Tobi Neumann 01:30 – 04:00
Itre ( techno set ) 04:00 – fund

Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës 10 000 Tirana, Albania

Eventi ka përfunduar