Politikat e privatësisë

Në fuqi që prej 22 marsit 2021

Gowild kujdeset dhe zotohet të mbrojë privatësinë e të dhënave tuaja. Politika e Privatësisë shpjegon se cilat informacione mbledhim rreth jush dhe arsyet përse. Ne shpresojmë që do ta lexoni me kujdes këtë politikë.

Përmbledhje

Ne shpresojmë që do ta lexoni të gjithë politikën e privatësisë. Megjithatë, nëse e keni me nxitim, mund t’iu hidhni një sy pikave kryesore:

Cili është objekti i kësaj Politike për Privatësinë?

Kjo Politikë Privatësie është pjesë përbërëse e Kushteve të Shërbimit dhe Marrëveshjes së Licensës së Gowild, të cilët mund t’i gjeni në gowild.al/privacy-policy, dhe zbatohet për informacionet që kemi mbledhur përmes Faqes, Softuerit, dhe Shërbimeve (“Informacion”) të Gowild, në përputhje me këtë Politikë. Termat me germa të mëdha në këtë Politikë do të kenë kuptimet e parashikuara në Kushtet e Shërbimeve.

Mbledhja dhe përdorimi i informacioneve

Çfarë informacionesh mbledh Gowild rreth meje?

Kur përdorni Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet tona, ne mbledhim informacione që mund të përdoren për t’ju identifikuar (“Të Dhëna Personale”). Disa nga informacionet që mbledhim ruhen në mënyrë të tillë, që nuk mund të zbulojnë identitetin tuaj (“Të Dhëna Jopersonale”).

Informacionet që na ofroni kur krijoni një llogari

Kur regjistroheni ose përdorni Shërbimet tona, ju na ofroni të Dhëna Personale të caktuara, në mënyrë të vullnetshme, duke përfshirë:

Informacione të tjera

Ne mbledhim informacione ndërkohë që ju përdorni Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet tona:

Informacione të mblidhen automatikisht

Të dhëna të caktuara mbi pajisjet që shfrytëzoni për t’u lidhur me Gowild dhe për të përdorur Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet hidhen automatikisht në sistemet tona, duke përfshirë:

Informacione të mbledhura nga burime të tjera

Ne mund të mbledhim informacione lidhur me ju nga palë të treta, si: partnerë marketingu dhe hulumtues, në rastet kur iu lejohet ligjërisht që t’i ndajnë me ne Informacionet rreth jush. Ne mund t’i kombinojmë Informacionet që marrim nga burime të tjera me Informacionet që mbledhim nga ju (ose pajisja juaj), dhe i përdorim sipas përshkrimit në Politikën e Privatësisë.

Si i përdor Gowild informacionet rreth meje?

Informacionet rreth jush i përdorim, i përpunojmë, dhe i ruajmë sipas nevojës, me qëllim zbatimin e kontratës sonë me ju dhe për efekt të interesave tona të biznesit, duke përfshirë:

A e rishikon Gowild Përmbajtjen e Përdoruesit?

Si rregull, punonjësit e Gowild nuk monitorojnë ose shikojnë Përmbajtjen e Përdoruesit që ruhet ose transferohet përmes Faqes, Softuerit, dhe/ose Shërbimeve tona, por mund ta bëjnë këtë gjë nëse dyshojnë se janë shkelur Kushtet e Shërbimeve ose nevojitet konfirmim. Kjo ndodh kur ne duhet t’ju përgjigjemi kërkesave tuaja për mbështetje, kur konstatojmë se kemi detyrimin ta rishikojmë këtë Përmbajtje sipas Kushteve të Shërbimeve, ose kur duhet të përmirësojmë algoritmet tona, sipas përshkrimit në seksionin e Përmbajtjes së Përdoruesit në Kushtet e Shërbimeve. Së fundi, Informacionet rreth jush mund të shihen kur nevojitet mbrojtja e të drejtave, pronësisë, ose sigurisë personale të Gowild dhe përdoruesve të tij, ose kur kërkohet përputhshmëria me detyrimet tona ligjore, si: përgjigjja ndaj garancive, urdhrave të gjykatës, ose procese të tjera ligjore.

Aksesi dhe ndarja e informacioneve

A i ndan Gowild Informacionet rreth meje?

Ne i ndajmë të Dhënat Personale me palët e treta vetëm kur...

Ne mund t’i ndajmë të Dhënat Jopersonale me publikun dhe palët e treta, në raporte publike për përdorimin e fjalëve, me partnerët që kanë lidhur marrëveshje me ne, ose si pjesë e progres raporteve që mund t’iu ofrojmë përdoruesve.

Përmes përdorimit të cookies, ne ndihmojmë në ofrimin e reklamave për produktet dhe shërbimet e Gowild. Për më shumë hollësi mbi cookies, ju lutem shihni seksionin “A përdor Gowild cookies?” më poshtë.

Gowild nuk i ndan të Dhënat tuaja Personale me palë të treta me qëllim që t’ju paraqesin reklama.

A i shet ose jep me qera Gowild të Dhënat e mia Personale?

Jo, Gowild as nuk i shet dhe as nuk i jep me qera të Dhënat tuaja Personale.

A përdor Gowild cookies?

Cookies janë dosje të vogla me tekst në pajisjen tuaj, që përdoren nga motorët e kërkimit për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe për të mbajtur mend cilësimet e llogarisë dhe të dhënat e hyrjes. Gowild përdor cookies dhe teknologji të ngjashme, duke përfshirë pikselat e gjurmimit dhe etiketimet në rrjet, për të mbledhur të dhëna analitike dhe të dhëna mbi përdorimin, të cilat na ndihmojnë që t’ju ofrojmë Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet, si dhe reklama për produktet dhe shërbimet e Gowild kur vizitoni seksione të caktuara në Faqen tonë, dhe më pas vizitoni faqet e palëve të treta. Për më shumë informacione mbi cookies dhe mënyrën se si Gowild i përdor, ju lutem lexoni Politikën e Cookes. Aktualisht, produktet tona nuk iu përgjigjen kërkesave Mos Gjurmo.

Si funksionojnë shtesat dhe aplikacionet e palëve të treta?

Disa aplikacione dhe shërbime të palëve të treta që punojnë me ne mund të kërkojnë leje që të aksesojnë informacionet tuaja. Këto aplikacione paraqesin një njoftim, ku kërkojnë pëlqimin tuaj për ta përftuar akses ose informacione të caktuara. Ju lutem tregoni kujdes me përzgjedhjen e aplikacioneve dhe shërbimeve, dhe me dhënien e lejeve.

Përmbajtja ose shtesat e palëve të treta që gjenden në Faqen dhe/ose Softuerin tonë, si: butonat e “Pëlqimit” të Facebook-ut, mund t’ju lejojnë operatorëve që të mësojnë se e keni vizituar Faqen e Internetit, dhe se mund t’i kombinojnë këto njohuri me të dhëna të tjera që kanë mbledhur nga vizitat tuaja në faqe të tjera interneti ose shërbime online, të cilat mund të shpien drejt identifikimit tuaj.

Të dhënat e mbledhura nga palët e treta përmes këtyre aplikacioneve dhe shtesave janë objekt i politikave të palëve përkatëse. Ne ju nxisim që t’i lexoni këto politika dhe të kuptoni se si përdoren të dhënat tuaja nga shoqëri të tjera.

A do të më dërgojë Gowild email-e?

Herë pas here, mund t’ju kontaktojmë për të ndarë informacione lidhur me njoftimet e eventeve, përditësimet e softuerëve, dhe oferta të veçanta. Krahas kësaj, mund t’ju kontaktojmë për informacione lidhur me produktet dhe shërbimet e partnerëve tanë në biznes. Ju mund ta anuloni këtë komunikim në çdo kohë, duke klikuar në lidhjen “anulo pajtimin”, të cilën e gjeni në emailet e Gowild dhe ndryshoni parapëlqimet e kontaktit. Edhe nëse anuloni pajtimin me email-et tona promovuese, të gjithë zotëruesit e llogarive në Gowild do të vazhdojnë të marrin mesazhe transaksionale, që lidhen me shërbimet tona.

Për përdoruesit në ZEE: Ne iu dërgojmë komunikime marketingu vetëm përdoruesve që ndodhen në ZEE, me pëlqimin e tyre paraprak. Ju lutem shihni seksionin “Për përdoruesit në ZEE:” më poshtë.

A i publikon Gowild të Dhënat e mia Personale ose Përmbajtjen e Përdoruesit?

Jo, ne nuk i ndajmë të Dhënat tuaja Personale ose Përmbajtjen e Përdoruesit, përveç rrethanave të kufizuara që përshkruhen në seksionin “A i ndan Gowild Informacionet e mia?” në këtë Politikë.

A mbledh Gowild informacione nga fëmijët?

Gowild nuk mbledh informacione personale të personave nën moshën 18 vjeç. Nëse konstatojmë se kemi mbledhur informacione personale nga një fëmijë nën moshën 18 vjeç, ne marrim masa të arsyeshme për ta fshirë informacionin nga sistemet tona. Nëse jeni nën moshën 18 vjeç, ju lutem mos paraqisni asnjë informacion personal përmes Faqes, Shërbimeve, dhe/ose Softuerit tonë. Ne i nxisim prindërit dhe kujdestarët që të monitorojnë përdorimin e internetit nga fëmijët dhe të ndihmojnë në zbatimin e kësaj Politike duke i udhëzuar fëmijët që mos të paraqesin informacione personale përmes Faqes, Shërbimeve, dhe/ose Softuerit tonë, pa lejen e tyre.

Ruajtja, transferimi, mbajtja dhe fshirja e të dhënave.

Ku ruhen informacionet rreth meje?

Informacionet që paraqiten pranë Gowild do të transferohen, do të përpunohen, dhe do të ruhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur e përdorni Softuerin në pajisjen tuaj, Përmbajtja e Përdoruesit do të ruhet në pajisjen në fjalë dhe do të sinkronizohet me serverat tanë. Nëse postoni ose transferoni Informacione pranë ose përmes Faqes, Softuerit, dhe/ose Shërbimeve tona, ju bini dakord që këto Informacione, duke përfshirë të Dhënat Personale dhe Përmbajtjen e Përdoruesit, të ruhen dhe të aksesohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju lutem vëreni se ligjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndryshojnë nga ligjet për privatësinë në vendet tuaja të qëndrimit.

Sa të sigurta janë informacionet rreth meje?

Gowild është zotuar që të garantojë sigurinë e Informacioneve rreth jush dhe merr masa të arsyeshme për t’i mbrojtur. Megjithatë, transmetimi i të dhënave në internet, me apo pa tel, nuk mund të garantojë siguri 100%, ndaj ne nuk mund ta garantojmë sigurinë e Informacioneve që paraqisni pranë nesh, duke përfshirë të Dhënat Personale dhe Përmbajtjen e Përdoruesit; sipas rastit, ju mund ta pranoni këtë veprim duke e marrë vetë përsipër rrezikun.

Ne përdorim kriptim standard të industrisë për të mbrojtur të dhënat tuaja në shfrytëzim apo jo.

Sapo marrim të dhënat tuaja, ne i mbrojmë në serverat tanë përmes një kombinimi të mbrojtjes teknike, fizike, dhe logjike. Siguria e të dhënave që ruhen në Softuerin tonë, të instaluar në pajisjet tuaja kompjuterike, dikton përdorimin e veçorive të sigurisë në pajisjen tuaj. Ne rekomandojmë që të merrni hapat e nevojshëm për të siguruar të gjitha pajisjet, me të cilat përdorni Faqen, Softuerin, dhe Shërbimet tona.

Nëse Gowild mëson mbi shkeljen e një sistemi të sigurisë, mund të provojmë t’ju njoftojmë dhe t’ju ofrojmë informacione mbi hapat e mbrojtjes, nëse janë të disponueshme, përmes adresës së email-it që na keni ofruar ose duke ju dhënë një njoftim në Faqe. Në varësi të vendit ku jetoni, ju mund të keni të drejtën ligjore që t’i merrni këto njoftime me shkrim.

Si mund t’i fshij të Dhënat e mia Personale nga Gowild?

Ju mund t’i fshini të Dhënat tuaja Personale nga Gowild në çdo kohë, duke dërguar një email tek [email protected] me arsyen përse doni që ta fshini llogarinë.

Për sa kohë mbahen të Dhënat Personale?

Ju mund t’i fshini të Dhënat Personale nga Gowild në çdo kohë, duke e fshirë llogarinë tuaj sipas përshkrimit të mësipërm. Megjithatë, ne mund t’i mbajmë disa nga të Dhënat tuaja Personale për aq kohë sa të jenë të nevojshme për interesat tona të ligjshme të biznesit, duke përfshirë zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit, si dhe për të përmbushur detyrimet tona ligjore, duke përfshirë taksat, raportimin ligjor, dhe auditimin.

Çfarë ndodh nëse Gowild më mbyll llogarinë?

Nëse Gowild ju mbyll llogarinë për shkak të shkeljes së Kushteve të Shërbimeve, ju mund të kontaktoni Gowild për të kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja. Gowild do t’i vlerësojë këto kërkesa sipas rastit, në përputhje me detyrimet tona ligjore.

A do të ndryshojë kjo Politikë Privatësie?

Me zhvillimin e Gowild , ne mund ta përditësojmë këtë Politikë për të qenë në të njëjtin hap me ndryshimet në Faqen, Softuerin, dhe Shërbimet tona, biznesin tonë, dhe ligjet e zbatueshme për ne dhe për ju. Megjithatë, ne do të jemi gjithnjë të angazhuar ndaj privatësisë suaj. Ne do t’ju njoftojmë përmes email-it (në adresën më të fundit të email-it që na keni paraqitur) në lidhje me çdo ndryshim material, që ndikon te të drejtat tuaja në kuadër të kësaj politike, ose do t’i postojmë rishikimet e kësaj Politike, krahas datës së hyrjes në fuqi, në një hapësirë që gjendet lehtësisht në Faqe, ndaj rekomandojmë që të kontrolloni periodikisht për t’u informuar mbi ndryshimet. Ju lutem vëreni se përdorimi i vazhduar i Gowild pas çfarëdolloj ndryshimi nënkupton se ju jeni dakord dhe jepni pëlqimin tuaj për Politikën e re. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimet e kësaj Politike dhe nuk dëshironi që informacionet tuaja të jenë objekt i saj, ju duhet të fshini llogarinë tuaj në Gowild.

Mbrojtja e privatësisë BE - SHBA & Zvicër - SHBA

Gowild është në përputhje me Kuadrin e Mbrojtjes së Privatësisë BE - SHBA dhe Kuadrin e Mbrojtjes së Privatësisë Zvicër - SHBA, sikundër parashikohet nga Departamenti i Tregtisë në SHBA lidhur me mbledhjen, përdorimin, dhe mbajtjen e informacioneve personale, që transferohen nga Bashkimi Evropian dhe Zvicra drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gowild ka vërtetuar pranë Departamentit të Tregtisë se është dakord me Parimet e Mbrojtjes së Privatësisë. Nëse ekziston ndonjë kundërshti ndërmjet kushteve të kësaj Politike Privatësie dhe Parimeve të Mbrojtjes së Privatësisë, Parimet e Mbrojtjes së Privatësisë mbizotërojnë. Për të mësuar më shumë mbi programin e Mbrojtjes së Privatësisë, dhe për të parë vërtetimin tonë, ju lutem vizitoni http://www.privacyshield.gov.

Në përputhje me Parimet e Mbrojtjes së Privatësisë, Gowild zotohet që të trajtojë ankesat për mbledhjen ose përdorimin e informacioneve tuaja personale nga ana jonë. Individët nga BE-ja dhe Zvicra, të cilët kanë kërkesa ose ankesa rreth politikës sonë për Mbrojtjen e Privatësisë duhet të kontaktojnë fillimisht Gowild, në adresën e kontaktit më poshtë. Nëse keni një shqetësim mbi privatësinë ose përdorimin e të dhënave që nuk e kemi adresuar në mënyrë të kënaqshme, zgjidhja e mosmarrëveshjeve është e disponueshme nga një arbitër si palë e tretë, duke kontaktuar mekanizmin e pavarur të rekursit për Mbrojtjen e Privatësisë, JAMS. Në rrethana të caktuara, Kuadri i Mbrojtjes së Privatësisë BE - SHBA dhe Kuadri i Mbrojtjes së Privatësisë Zvicër - SHBA ofrojnë të drejtën që të kërkoni arbitrazh detyrues për të trajtuar ankesat, të cilat nuk janë trajtuar në mënyra të tjera, sikundër përshkruhet në Shtojcën I të Parimeve për Mbrojtjen e Privatësisë.

Parimet e Mbrojtjes së Privatësisë e përshkruajnë llogaridhënien e Gowild për të dhëna personale, në mënyrë të tillë që i transferon pranë një pale të tretë. Në kuadër të këtyre parimeve, Gowild mban përgjegjësi në rast se pala e tretë i përpunon informacionet personale në mospërputhje me Parimet, përveç rasteve kur Gowild e vërteton se nuk është përgjegjës për ngjarjen që çoi drejt dëmit.

Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni për çdo pyetje në lidhje me Politikën e Privatësisë, duke paraqitur një kërkesë për ndihmë këtu ose duke na kontaktuar në [email protected].

Për efekt të kësaj Politike, kur përdorim fjalët “ne”, ose “neve”, ne nënkuptojmë Gowild.