05 September - 18:00
Rich The Kid @ Shqip-Hop Festival 3
Shqip-Hop Fest 3 po vjen me një shpërthim të paprecedentë! Këtë vit, po thyejmë çdo kufi dhe sjellim për herë të parë në Shqipëri, yllin më të madh të Hip-Hop-it që ka performuar ndonjëherë në vendin tonë! Bëhuni gati të përjetoni energjinë e pastër të kulturës Hip-Hop me të gjitha elementet e saj - rap, DJ, graffiti dhe breakdance - të gjitha të bashkuara në një festival unik që kremton skenën shqiptare të Hip-Hop-it.

Shqip-Hop Fest nuk është thjesht një festival; është një lëvizje, një manifestim i talentit shqiptar që po merr dhenë. Këtë vit, do të keni mundësinë të përjetoni performanca epike, surpriza të papara dhe një atmosferë që nuk do të harrohet kurrë.

Mos e humbisni këtë moment historik! Shqip-Hop Fest 3 do të jetë episodi më i madh i kulturës Hip-Hop në Shqipëri, dhe ju duhet të jeni aty për ta përjetuar!

Tirana, Albania

Eventi ka përfunduar