04 Sep - 05 Sep
SunDance - Grand Closing
Sundance Grand Closing Jale, eshte nje festival konceptuar si nje feste multikulturale qe nderthur muziken, turizmin kulturor, artizanal dhe kulinar.
Ky festival eshte nje udhetim dy ditor shpirteror ne magjine e bregdetit te Jales, ku pjesmarresit do te njohin anen tjeter te zones dhe njerezve qe banojne dhe jetojne aty. Do te gjeni mikpritjen, traditat, bukurite e zones dhe prodhime artizanale nepermjet disa mini shtepizave qe do te tregtojne produkte, souvenire nga banoret vendas. Jo vetem kaq, do te bien ne sy ne kete event performance piktoresh dhe instalacione me teme nga bregdeti qe do i japin dites se festes atmosferen e rafinuar te artit.
Te gjithe DJ qe jane ne listen e artisteve te pranishem jane me shume emer ne biznesin muzikor dhe ky festival do te kthehet ne nje tradite qe do ti jape Jales shkelqimin e merituar edhe pas mbylljes se sezonit veror. Ashtu si ndodh ne mbare plazhet e famshem te botes, Jala do te kete disa dite plot me mysafire shqiptare dhe turiste nga bota qe do festojne ne ditet e shtatorit, njesoj si festohet Grand Closing ne Mykonos apo Ibiza.

Jalë, Vlorë, Albania

Eventi ka përfunduar