27 Feb - 27 Feb
Nëpër gjemba drejt yjeve
Kantautori Shyqri Nimani gjatë karrierës së tij muzikore, të viteve ’60, ’70 dhe të viteve ’80, ka realizuar rreth 100 këngë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe ka botuar 3 albume (me Jazz orkestrën e Radio Televizionit të Beogradit, prodhim i PGP dhe Radio Televizionit të Zagrebit). Këngët Adriatiku, Ilirjana dhe Adriana kane arritur në top listat muzikore të Jugosllavisë së asaj periudhe.

Nëpër gjemba drejt yjeve - është një koncert që organizohet në kuadër të KS #16 Showcase - Java e Kulturës Kosovare, ku do të interpretohen këngët e Nimani't të publikuara gjatë viteve 60-80 në Kosovë të cilat janë ri-orkestruar nga Rroni Gjura dhe do të intrepretohen prej disa nga muzikantët më të dashur të skenës shqiptare, siç janë: Eneda Tarifa, Soni Malaj, Kejsi Tola, Dren Abazi, Genc Salihu, Shpat Deda, Alban Nimani, Olimpia Smajlaj, Elsa Rraqi.

Koncerti përkrahet nga Bashkia e Tiranës dhe organizohet nga Tulla - Culture Center.

ArTurbina Theater

Eventi ka përfunduar